Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 116-të, e cila do të hapet me prezantimin e prioriteteve të Rumanisë gjatë kryesimit me Këshillin Evropian, të cilin do ta mbajë ambasadori i këtij vendi në Shkup, Stefan Gorda.
Më pas seanca do të vazhdojë me disa pika që janë në interes të qytetarëve.
“Në seancën e sotme do të merret vendim në lidhje me nevojën e mjeteve financiare për realizimin e projektit të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufi me Bullgarinë”, njoftojnë nga Qeveria.
Në seancën e sotme gjithashtu është paraparë që të diskutohet edhe për ndotjen e ajrit, ku me propozimin e Ministrisë së Ambientit Jetësor do të shqyrtohet propozim-programi vjetor për mbrojtjen e natyrës në vitin 2019.
Comments are closed for this post.