Raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë-Rusi do të jetë në “pauzë teknike” deri të martën.
Ky lajm është konfirmuar për mediat e huaja nga vetë negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak.
“Deri nesër është bërë pauzë teknike në negociata. Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përkufizimeve individuale. Negociatat vazhdojnë…”, tha ai.
Podoliak shtoi se seanca e katërt po mbahej praktikisht, jo personalisht, me ekipin negociues ukrainas në Kiev.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nën jë deklaratë për mediat tha se këto bisedime do të jenë të vështira.
Comments are closed for this post.