Dru-prerësit jolegal kanë rrahur brutalisht pesë policë në fshatin Stepanci të Velesit. Për shkak të lëndimeve të rënda, njëri nga policët është në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime trupore. Policia ka arrestuar katër nga të dyshuarit dhe janë identifikuar 10 persona të tjerë që kanë marrë pjesë në sulm, ndërsa vazhdon hetimi për dhjetëra persona të tjerë. Ministri Spasovski kërkoi nga Prokuroria të veprojë ndaj sulmuesve.

“Çdo kush që do të sulmojë nëpunës të policisë, i cili kujdeset për sigurinë e shtetit do të ballafaqohet me ligj. Sulmi ndaj nëpunësve të policisë është vepër penale serioze dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen në asnjë rast. Pres procedurë të shpejtë edhe nga Prokuroria Publike dhe pa kalkulime. Bashkë të kontribuojmë që dhunuesit të përgjigjen”- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Kanë reaguar edhe nga Sindikata e Pavarur e Policisë. Thonë se për momentin jeta e një polici kushton më pak se një metër kub dru, ndërsa kërkojnë ligj me të cilin uniforma e policisë do të jetë e paprekshme.

“Assesi të miratohet ligj me të cilin sulmi ose prekja e uniformave të një nëpunësi shtetëror është sulm ndaj shtetit. Nuk e kuptoj se deri kur këtë do ta diskutojmë por asnjëherë nuk do të ndodhë që në Kuvend të hyjë ligj me të cilin vërtetë Policia do të mbrohet. // Thjesht shumë nga policët më pyesin nëse jeta e një nëpunësi të policisë vlen një metër kub dru të vjedhura- pohoi Goce Delçev Todev, Sindikati i pavarur i policisë.

Ndërkohë nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” thonë se bashkëpunimi mes policisë së pyjeve dhe ministrisë së punëve të brendshme për të mbrojtur pyjet duhet të vazhdojë, në të kundërtën prerja ilegale e druve do të marrë hov dhe humbjet do të jenë të mëdha dhe në shumë aspekte.