Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha për edicjonin e lajmeve në TV Alpha se ishte koha për të formuar një qeveri të shpëtimit kombëtar për të ndihmuar vendin.
Vendi është në një humnerë, është e qartë se ata nuk dinë si të përballen me sfidat. Në baza ditore kemi një katastrofë, një shkatërrim të sistemit tonë shëndetësor, arsimi është një tmerr, fjalë për fjalë tmerr asgjë nuk funksionon. Ekonomia është katastrofike. Do të kemi një rënie në tremujorin e tretë, do të kemi një rënie në tremujorin e katërt. Ju i shihni parashikimet nga institucionet përkatëse, ato shkojnë tatëpjetë, tha Mickoski.
Mickoski shtoi se qytetarët nuk dinë asgjë, askush nuk del t’i tregojë se çfarë shkalle do të ketë epidemiologjikisht kjo valë e dytë, sepse Maqedonia kurrë nuk doli nga vala e parë e KOVID-19.
Situata me bujqësinë është e tmerrshme. Shkoni në Tikvesh, pyesni prodhuesit me çfarë çmimi u ble rrushi i tyre këtë vit. Dhe pyesni ata nëse ju janë paguar subvencionet e premtuara, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se tani prodhuesit e orizit, prodhuesit e duhanit janë në një situatë të ngjashme me kultvuesit e rrushit..
Në këtë pikë, mbetet vetëm që këta politikanë të paaftë të largohen nga këto pozicione dhe të lejojnë të vinë njerëz që dinë të merren me sfidat e ardhshme. Kam frikë se nëse kalojnë edhe disa muaj, ne do të hyjmë në një situatë nga e cila nuk do të mund të kthehemi së shpejti. Shteti do të na zbrazet, theksoi Mickoski.
Mickoski përmendi se Parlamenti në vend nuk funksionon. Shumica qeveritare nuk ka një numër të mjaftueshëm të deputetëve që të jenë në gjendje të zbatojnë politikat, të jenë në gjendje të zbatojnë ligjet, siç vijon buxheti suplementar, ekzistojnë një numër ligjesh që do të nënkuptojnë një cilësi të caktuar për funksionimin e komunitetit të biznesit dhe qytetarëve.
Andaj bëjmë thirrje, pavarësisht nëse e quajmë këtë Qeveri teknike, Qeveri e Shpëtimit Kombëtar, ose një qeveri e gjerë, diçka që do t’u japë besim qytetarëve që dikush kujdeset. Njerëzit janë të lodhur nga truket e lira politike, vulgaritetet brenda Parlamentit ose në rrjetet sociale. Njerëzit duan të shohin strategji dhe vizion që sot nuk e shohin si të mundshëm në këta politikanë Monti Pajton nën emrin e Zoran Zaev dhe LSDM-së. Një hap prapa duhet të bëhet urgjentisht, theksoi Mickoski.
Comments are closed for this post.