MSHIA siguron leje ditore për punë pas orës 21 për organet e autoriteteve shtetërore, shtabet e krizës, mediat, ndërmarrjet për varrime dhe furrat/byrektoret.
Sipas udhëzimeve të fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut, e informojmë opinionin se Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është e angazhuar të jap leje për lëvizje gjatë kohëzgjatjes së ndalimit të lëvizjes.
Lejet u jepen të punësuarve në organet e pushtetit shtetëror (ekzekutive dhe gjyqësore) të cilët kanë nevojë për kujdestari dhe nuk mund t’i përshtatin sipas periudhës së ndalesës të lëvizjes, si dhe për të punësuarit në organizatat shëndetësore (përfshirë ato private) dhe shtabet komunale të krizave.
Organet e pushtetit shtetëror (ekzekutiv dhe gjyqësore) që kanë nevojë për kujdestari dhe shtabet komunale të krizave duhet të dorëzojnë turnet javore për të punësuarit që u nevojitet leje lëvizjeje, si dhe tabelë me të dhënat e mëposhtme të të punësuarve: emrin dhe mbiemrin, EMBG, telefon celular, email dhe arsyet për lejen e kërkuar.
Shtabet komunale të krizës dorëzojnë të dhëna përmes Bashkësisë së Njësisë të Vetëqeverisjes Lokale (BENJVL) deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në email adresën [email protected] .
Të dhënat duhet të dorëzohen çdo ditë të javës deri në orën 12:00 për javën tjetër të punës. Kërkesa duhet të dorëzohet në MSHA me postë elektronike: [email protected].
Për të punësuarit në organizatat shëndetësore (përfshirë ato private), organizatat shëndetësor duhet të japin të dhëna për të gjithë punonjësit: emrin dhe mbiemrin, EMBG, telefonin celular dhe postën elektronike. Kërkesa duhet të dorëzohet në MSHIA me email: [email protected].
Për punonjësit medial dhe të punësuarit në media (fotoreporterë, kameramanë dhe personel tjetër teknik) janë të nevojshme informacionet vijuese:– emrin dhe mbiemrin, EMBG, telefonin celular e-mail, arsyet për të cilat duhet leja.
Për javët e ardhshme të punës duhet që informacionet të dorëzohen çdo ditë të dielën më së voni deri në orën 12, për javën e ardhshme të punës.
Për punonjësit e mediave dhe punonjësit e tjerë të mediave që kryejnë detyra në hapësirat e vetë mediave gjatë periudhës së punës së natës (ndërmjet orës 21:00 – 6:00 të nesërmen), punëdhënësi është i detyruar të njoftojë Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe këtyre të punësuarve t’u lëshojnë leje brenda vetë organizatës.
Leje do të lëshohen për të gjitha mediat e regjistruara në Regjistrin ASHMAA (Regjistrin e Mediave të shtypura / Regjistrin e Televizioneve / Regjistrin e Radiove), si dhe të gjitha mediat online nga Regjistri i Këshillit të Etikës së Mediave të Maqedonisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (Regjistri i mediave profesionale Online).
Për furrat/byrektoret janë të nevojshme informacionet e ardhshme,
– gjendja aktuale për personin juridik, jo më e vjetër se 6 muaj
– fotografi nga objekti në të cilin ushtrohet veprimtaria,
– emri dhe mbiemrin, EMBG, telefonin celular, e-mailin dhe arsyet për të cilat nevojitet leja.
Të gjithë personat juridik e lartëpërmendur duhet menjëherë ta informojnë Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në rast të ndryshimeve në turnet javore në email adresën:[email protected].
Comments are closed for this post.