MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara, 209 gjoba vetëm në Shkup

Shkup 07.10.2021 / 9:47

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (6 tetor) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion.

Vetëm dje, në territorin e Shkupit janë shqiptuar 209 gjoba, prej të cilave 53 për vozitje të shpejtë, 11 për drejtim të makinës pa leje, 9 për parregullsi teknike dhe makina të paregjistruara.

“Gjithashtu janë shqiptuar gjashtë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës, katër për tejkalim të parregullt, pesë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe 81 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

Ata apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.




Comments are closed for this post.

Të fundit