Nga Ministria e Punëve të Brendshme janë prononcuar në lidhje me arrestimin e Aqif Ravmanoski, i cili u arrestuar pas lirimit nga burgu i Idrizovës, e që paraprakisht ishte falur nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, përcjell TV21. Nga MPB thonë se Ravmanovski është arrestuar për tjetër vepër penale, që ndodhi me 14.10.2024 në afërsi të komunës së Çairit.
“Sot në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria A.R. nga fshati Haraçinë, në lidhje me ngjarje penalo-gjyqësore, që ka ndodhur më datë 14.10 të këtij viti në territorin e Çairit, ku nga arma e zjarrit është plagosur E.A. nga Shkupi. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve dhe ekspertizave të përgatitura nga ana e departamentit për hetime forenzike pranë MPB-së, është vërtetuar se kryerësi është A.R. dhe nga ana e njësitit kundër krimit të dhunshëm në SPB-Shkup, në koordinim me PTHP-Shkup, sot është parashtruar kallëzim penal me procedurë të shpejtë ndaj A.R.”, tha Goce Andrevski, zëdhënës i MPB.
Comments are closed for this post.