Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se miratimi ose justifikimi gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit ose krimeve të luftës është krim sipas nenit 407 të Kodit Penal.
“Ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte të tilla përmes sistemit informativ, do të dënohet deri në 5 vjet. Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj një personi ose grup personash për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike, racore ose fetare, kryesi dënohet me minimum 4 vjet burg”, sqarojnë nga MPB.
Ata theksojnë se në nenin 404 të Kodit Penal thuhet qartësisht se çfarë përfshin termi krim lufte kundër popullatës civile.
“Prokuroria dhe MPB janë duke monitoruar intesivisht gjitha deklaratat dhe rrjetet sociale lidhur me ngjarjet në Ukrainë dhe në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, do të ndërmarrin masa kundër gjithë autorëve të cilët kryejnë vepër penale me deklarimin e qëndrimeve të tyre”, thonë nga MPB.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse vërejnë raste të tilla le t’i paraqesin në [email protected].
Comments are closed for this post.