Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, por i ftohtë. Gjatë ditës do të ketë diell dhe lagështi. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -13 deri -4, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -1 deri 8 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm. Do të ketë diell dhe kushte për reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore.