Në organizimin e Ministrisë së Kulturës, më 28 nëntor 2019 (e enjte) na ora 12:00 në BNU “Shën Klimenti i Ohrit” do të mbahet panel-diskutimi lidhur me nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme në drejtim të harmonizimit të rregullativës ligjore kombëtare me Marrëveshjen e Marrakeshit – në pjesën e lehtësimit të qasjes në veprat e botuara për personat me shikim të dëmtuar informon Tetova sot.
Përveç ministrit Ismaili, me fjalime të tyre në takim do të marrin pjesë edhe Frymëzim Dauti – drejtor i BNU “Shën Klimenti i Ohrit”, Spase Dodevski – kryesues me Trupin Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afet Jashari – nëpunës kabineti për koordinimin e programit në Ministrinë e Kulturës, Sllavica Spirovska Gjorgjievska – bashkëpunëtore e lartë për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme në Ministrinë e Kulturës, Sterja Dimov – sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Kombëtare të Personave të Verbër i Maqedonisë dhe Barbara Martin Munjon – nënkryetare e dytë e Lidhjes Evropiane të Personave të Verbër, e cila do të marrë pjesë me video-fjalim, pas së cilës është paraparë edhe diskutimi i përgjithshëm mbi temën e evenimentit.
Comments are closed for this post.