Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski ia përmendi theksoi se 29 firma të afërta me familjen Zaev kanë përfituar nga mospagesa e kredive në Eurostandard.

Ai përmendi firmat ‘Sara Inxhinering’ që është në pronësi të Vice Zaev, ‘Global Media Group’ dhe ‘Triterol’ që jan biznes partnerë të Zaevit si ish-kryetar komune.

“Këto 29 firma të afërta me familjen Zaev kanë realizuar fitim nga Eurostandard banka për shkak të mospagesës së kredive, në dëm të kursyesve të cilët kanë pasur para në këtë bankë”, tha Milloshoski.

Milloshosk tha se Bezhovska është dashur t’i dijë këto informacione nga revizionet.