Siç shkruan gazeta ‘Nazavisen‘, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i kërkon gjykatës që t’ia kthejë pasaportën që të shërohet jashtë vendit.
Sipas ‘Nazavisen’, Mijallkov është drejtuar në PSP me dokumente të shumta mjekësore me çka ka kërkuar që t’i kthehet pasaporta që gjendet në Gjykatën Penale të Shkupit si një nga masat për kujdes.
Prokuroria Speciale Publike ka dërguar përgjigje negative në Gjykatën Penale, përkatësisht prokurorja që udhëheq rastin, Fatime Fetai ka vlerësuar se Mijallkov s’ka argumente të mjaftueshme që ta kthejë pasaportën.
Një nga avokatët e Mijallkov, Ljupço Shvrgovski, në bisedë me ‘Nezavisen vesnik’ thotë se arsyeja pse kërkojnë t’i kthehet pasaporta është për shkak se Mijallkov ka caktuar operim jashtë vendit.
“Ka caktuar operim më 14 gusht. Operimi nuk bëhet tek ne dhe ka njoftime nga Klinika se operime të tilla nuk bëhet këtu por jashtë vendit”, tha avokati i tij.
Comments are closed for this post.