Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se shqiptarët nuk do të mashtrohet për herë të dytë nga ana e LSDM dhe Zoran Zaevit, përcjell INA.
“Shqiptarët nuk janë të lumtur ashtu si thonë nga LSDM. Ata për herë të dytë nuk do të mashtrohen më”, theksoi Mickoski. Ai ka folur se synimi i VMRO-DPMNE është që qeverisja e ardhshme të punojë për zhvillim të barabartë në të gjitha komunat, por ai tha se edhe shqiptarët ku janë në ato komuna duhet të kryejnë shërbimet ndaj shtetit. Ai përmendi Haracinën ku tha se për tatimin në pronë kanë paguar vetëm 960 denarë, një vendbanim me 10 mijë banorë.
Comments are closed for this post.