Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët e partisë, Timço Mucunski dhe Vlado Misajlovski, ka pasur takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms O’Brajan.
Në takim, siç njoftuan nga VMRO-DPMNE, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe nevojën e shfrytëzimit të përfitimeve nga partneriteti strategjik me SHBA-në.
Mickoski theksoi se përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, interesi strategjik i shtetit është edhe mbrojtja e simboleve kombëtare dhe identitare të popullit maqedonas dhe të Maqedonisë.
Mickoski pohoi nevojën për një luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit si dhe domosdoshmërinë e reformave sistematike që do të përmirësojnë standardin e shtetit.
Bashkëbiseduesit trajtuan edhe disa çështje me rëndësi rajonale.
Comments are closed for this post.