Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e proceseve demokratike në vend. Theksova rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve, duke theksuar se mbështetja nga pala amerikane është vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.

Takimi përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, shkruan Mickoski në Facebook.

Ambasadori amerikan foli edhe pas takimit me kryeministrin maqedonas. Ajo shkruajti:

Takimi produktiv me Kryeministrin. Diskutuam për prioritetet e qeverisë së re dhe edhe një herë theksuam mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në avancimin e qëllimit për siguri, prosperitet dhe integrim euroatlantik të Maqedonisë.