Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar kanë arritur të fitojnë vetëm 44% të ndeshjeve në të cilat kanë nisur për Paris Saint-Germain këtë sezon.

Pavarësisht se kanë formuar treshen sulmuese më të jashtëzakonshme në Evropë, tre sulmuesit nuk kanë bërë përshtypje kur janë së bashku në të njëjtin formacion startues.

Dëmtimi i kyçit të këmbës së Neymar e la jashtë fushës nga nëntori në shkurt, ndërsa Lionel Messi humbi disa ndeshje për shkak të mungesës së gjendjes fizike dhe Covid-19. Kjo do të thotë se tre sulmuesit kanë nisur vetëm nëntë ndeshje këtë sezon.

“Ne kemi nevojë për kohë për të punuar dhe që të tre në front të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të luajnë mirë,” tha trajneri Mauricio Pochettino pas barazimit 1-1 kundër Club Brugge në shtator.

“Problemi nuk ishin tre lojtarët sulmues, por se ne duhet të jemi shumë më solidë në të gjitha pozicionet. Jam i kënaqur me punën në mbrojtje të sulmuesve. Pashë gjëra të mira.”

Ndërkohë, PSG ka fituar 74% të ndeshjeve në të cilat Messi, Neymar dhe Mbappe nuk filluan së bashku në sulm, ndërsa tre nga katër humbjet e tyre këtë sezon u zhvilluan në ndeshjet ku të tre startuan.

“Ne duhet të krijojmë ato lëvizje automatike me kalimin e kohës dhe me stërvitje. Ne duhet të bashkohemi jo vetëm për të stërvitur, por edhe për të luajtur,” shpjegoi Pochettino.

“Ne jemi në një pikë ku duhet të kombinojmë talentin e Kylian Mbappe, për shembull, me marrëdhënien mes Messit dhe Di Maria ose Messit dhe Neymar, të cilët tashmë e njohin njëri-tjetrin”.

Trajneri argjentinas ka provuar edhe formacionin 4-3-3, si dhe sistemin 4-2-3-1, por siç e demonstroi PSG në humbjen 3-1 ndaj Nantes të shtunën, tre sulmuesit nuk kanë arritur ende të jenë ‘vrastarë’.

Tre lojtarët kanë shënuar nga dy gola secili kur filluan së bashku në sulm. Braziliani ka katër gola dhe katër asistime në 16 ndeshje në të gjitha turnetë, ndërsa Messi ka regjistruar shtatë dhe nëntë në 22 ndeshje dhe Mbappe ka shënuar 22 dhe 16 në 33 duele./ h.ll/albeu.com