Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron që kryeministrat e shtetit sot të bien dakord që të mbyllin të gjitha restorantet dhe baret nga 4 nëntori – gjithë kjo në përpjekje për të frenuar infeksionet me COVID-19
Por nga këto masa do të mbesin të hapura shkollat dhe çerdhet, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova
Sipas kufizimeve të reja, njerëzit do të dalin në publik vetëm me anëtarët e familjes së tyre, thuhet në draft-rezolutën.
Kancelarja tha se një rritje shumë e lartë e infeksioneve në pothuajse të gjitha rajonet e Gjermanisë do të thotë që shumë autoritete lokale shëndetësore nuk mund të gjurmonin të gjitha infeksionet, kështu që ishte e nevojshme të zvogëlohej ndjeshëm kontakti midis njerëzve.
Nëse 16 liderët shtetëror të Gjermanisë bien dakord për draftin gjatë një konference virtuale sot gjatë ditës, fitneset, diskotekat dhe kinematë do të mbyllen së bashku me teatrot dhe vendet e koncerteve.
Dyqanet do të lejohen të qëndrojnë të hapura nëse zbatojnë masa higjienike dhe kufizojnë numrin e klientëve, ndërsa restorantet do të lejohen vetëm shërbimet take away.
Gjermania po përballet me një rritje më të shpejtë të rasteve pozitive me COVID-19, me të dhënat e fundit nga e marta që tregojnë rastet e rritura me 11,409 në 449,275.
Qeveria deri më tani ka shmangur një bllokim të dytë kombëtar pasi një mbyllje në fillim të këtij viti goditi ashpër rritjen ekonomike.
Por Merkel paralajmëroi të martën se sistemi shëndetësor i Gjermanisë mund të arrijë pikën e thyerjes nëse infeksionet e koronavirusit vazhdojnë të rriten.
Teksa ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se Gjermania mund të arrijë 20,000 infeksione të reja në ditë deri në fund të javës.
“Ne jemi në një situatë shumë të vështirë në pandemi – numrat e infeksionit po shpërthejnë dhe kjo po kërcënon kapacitetin e sistemit shëndetësor dhe për këtë arsye jetën e njerëzve kështu që politikanët duhet të veprojnë”, tha Altmaier
Drafti thotë që qeveria federale dëshironte të siguron ndihmë financiare për firmat e prekura nga mbylljet.
Nëse bihen dakord, masat do të zbatohen në të gjithë vendin deri në fund të nëntorit, me udhëheqësit që takohen dy javë pas zbatimit për t’u këshilluar nëse rregullimet janë të nevojshme.
Comments are closed for this post.