Një pjesë e mediave në Slloveni sot më mëngjes kanë publikuar se në mbledhjen e sotme të ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së do të miratohet vendimi për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sllovenia.

Televizioni shtetëror slloven në tekstin me titull “Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria, më në fund në rrugën evropiane”, shkruan se do të miratohet vendimi për fillim të negociatave.

Ndërkohë gazeta “Dello”, shkruan se edhe në kohë të pandemisë me koronavirusin, është më se e qartë se më në fund do të miratohet vendimi për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.