“Angelina apo Jennifer?”, është pyetja që i është bërë kaq shumë herë aktorit 56 vjeçar Brad Pitt, i cili kurrë nuk ka dashur të zbulojë sekretet nga dhoma e gjumit.

Por sipas një burimi të afërt me aktorin që zbuloi një “sekret të ndyrë” për mediat amerikane, Brad ishte akoma më emocionues në shtrat me 51 vjeçaren Jennifer Aniston.

“Një herë ai pinte dy ose tre pije më shumë, kështu që miqtë e tij e bindën atë për të zbuluar se cila nga të dyja ishte më argëtues në dhomën e gjumit. Edhe pse ai nuk donte të përgjigjej në fillim, në fund ai gjithsesi e pranoi se ishte Jennifer dhe ai ishte më i qetë me të, domethënë që kishte më shumë pasion. Megjithëse përmendi që ishte në të njëjtën gjë me Jolie në fillim, mirëpo gjërat ndryshuan më vonë, dhe Angelina kinse nuk donte të flinte me të më shumë se një ose dy herë në javë. Brad madje zbuloi se Jennifer është personi më i qetë me të cilin ka fjetur ndonjëherë dhe se gjithnjë është tërhequr nga fakti që ajo është me plot vetëbesim dhe e gatshme për gjëra të reja”, tha një burim i afërt me të.

Sipas tij, Brad tha se Aniston pothuajse asnjëherë nuk refuzoi dhe se ajo ishte gjithmonë në humor për “lojëra të nxehta”.