Më 18 nëntor, në Prishtinë, qeveritë e Maqedonisë dhe Kosovës do të mbajnë seancë të përbashkët. Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti njoftoi disa nga pikat e rendit të ditës të seancës ndërqeveritare. Kryeministrat dhe ministrat e Maqedonisë dhe Kosovës do të flasin për efikasitet më të madh të vendkalimeve kufitare, ndërsa në tryezë do të gjendet edhe projekti për rrugën Tetovë-Prizren.