Me qëllim të mbrojtjes së ambientit jetësor, institucionet vendore janë të angazhuara për një lidhje ndërmjet energjetikës dhe ambientit jetësor, deklaroi ministrja e Ambientit, Kaja Shukova.

Sipas saj, vendi ndjek rekomandimet e Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër, e cila ofron plan aksional për përdorim efikas të resurseve për të kaluar te ekonomia e pastër cirkulare, si dhe kthimin e biodiversitetit dhe zvogëlimin e ndotjes.

“Atë që e bën Qeveria është promovimi dhe investimi në burime të rinovueshme të energjisë, duke i shmangur me kohë burimet fosile. Kemi ambicie të shumta si shtet në atë pjesë. Një pjesë e madhe e derivateve fosile do të jenë jashtë përdorimit pas vitit 2030”, deklaroi ministrja e Ambientit, Kaja Shukova.

Nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se sektori energjetik ka ndikim të madh ndaj ambientit jetësorë, prandaj politikat e kësaj ministrie, ashtu si edhe ato të BE-së janë dekarbonizimi i sektorit energjetik.

“Përpilohet plan investues për rajonet më të prekura, ku janë termo-elektranat REK Manastir dhe Osllomes dhe në atë plan investues parashihet të sigurohen mjete nga fondi ndërkombëtarë klimatik prej 85 milionë dollarë”, theksoi përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, Ismail Luma.

Për implementimin e rekomandimeve të Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër në Maqedoninë janë të angazhuara: Qeveria, sektori joqeveritarë dhe Shoqëria akademike.