Në seancën e sotme të 55-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, shqyrtoi dhe ka miratuar Informacionin për iniciativën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për shkëmbim elektronik të të dhënave ndërmjet Drejtorisë doganore dhe Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike (OJF) të Greqisë dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit.
“Ky Memorandum Mirëkuptimi, në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe legjislacionin kombëtar në fushën e shkëmbimit të të dhënave, mundëson masa për lehtësimin e trafikut rrugor në korridoret e gjelbra, masa kundër mashtrimit doganor, përshpejtimin e procedurave doganore dhe reduktimin e dokumenteve të nevojshme dhe kontrollet doganore”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp nga qeveria.
Comments are closed for this post.