Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.325 testime për coronavirus, ndërsa vetëm 3 raste kanë rezultuar pozitiv.

Që të tre rastet janë në qytetin e Shkupit.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 45 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.272, prej të cilëve 148.709 janë shëruar, ndërsa 5.413 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (31 maj) është 1.150.