Qytetarët që planifikonin blerjen e automjeteve të reja dhe i prisnin subvencionet e paralajmëruara nga shteti e që ishin në vlerë deri në 3.000 euro, tashmë s’duhet të presim.
Masa bombastike e paralajmëruar nuk kaloi, as për vitin e ardhshëm nuk është paraparë buxhet për këtë masë.
“U bisedua, dhe është marrë vendim se prioritet i Qeverisë është që mjetet të dërgohen atje ku do të jepen rezultate më të mira. Ajo masë ishte e debatueshme”, tha Angellovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ne këtë program parashihej subvencionimi i një pjese të shpenzimeve për blerjen e automjetit të ri dhe ndërrimin me të vjetër. Subvencionet ishin prej 2.000 deri në 3.000 euro dhe ishte paraparë për rreth 9000 automjete.
Kishte edhe mundësi me ndërrimin e automjeteve me të vjetra por vetëm me Euro 5 dhe 6 standard,
Comments are closed for this post.