Infektimi i shpeshtë i të rinjve me llojin Delta të virusin Korona ka rritur ndjeshëm interesimin e tyre për tu vaksinuar, thonë mjekët. Nga pika e vaksinimit në poliklinikën e Çairit theksojnë se thuajse të gjithë qytetarët të cilët javëve të fundit vaksinohen me dozën e parë janë të rinj të moshës nga 20 deri 30 vjeç. Sipas mjekëve përpos frikës nga infektimi, edhe restrikcionet kanë ndikuar dukshëm që të rinjtë të vaksinohen kundër Kovid19.
“Për shkak të llojit të ri të virusit, i cili filloi që më tepër t’i infektojë të rinjtë filloi që edhe interesimi i të rinjve të rritet. Por edhe për shkak të restrikcioneve, shumica vijnë sepse duan të kenë mbrojtje. Tek moshat e reja interesimi më i lartë është për vaksinën Pfizer gjithashtu edhe për Sinovak. Për afërsisht në bazë ditore jepen afër 1000 doza gjatë të dy ndërrimeve, 10 deri 20% prej tyre janë për dozën e parë – tha Harkan Memedi, Mjek në Poliklinikën e Cairit.
Situatë e njëjte paraqitet edhe në poliklinikën e Bukureshtit në Shkup. Nga kjo pikë e vaksinimit thonë se në bazë ditore me dozën e parë vaksinojnë deri në 400 qytetarë, kryesisht mosha nga 20-30 vjeçare. Ndërkohë që edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12-18 vjeç është I kënaqshëm.
“Mund të them se vijnë të rinjtë për tu vaksinuar, interesimi është mjaft I lartë. Periudhën e kaluar kishim të rinj të moshës midis 20-30 vjeçare, do kisha thënë që edhe tek të rinjtë vaksinimi është në numër të kënaqshëm, çdo ditë e më shumë vijnë të rinj sepse grup moshat e vjetra shumica vecmë janë vaksinuar me dy doza. Vaksinojmë edhe fëmijë nga mosha 12 vjeçare tek ta aplikohet vaksina Pfizer, përkatësisht tek mosha 12-18 vjeçare. Në pikën tonë janë vaksinuar diku deri 1000 fëmijë të kësaj moshe- tha Silvana Mirkoska, Pika e vaksinimit – Poliklinika Bukuresht, Shkup.
Deri më tash në gjithë vendin me dy doza janë vaksinuar rreth 630.000 qytetarë. Mbi efikasitetin e vaksinave së fundmi Ministria e Shëndetësisë publikoi studimin e ri të Qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në SHBA, i cili pas analizave ka konstatuar se personat e pa vaksinuar janë 10 herë më të rrezikuar nga infeksioni se sa ata të cilët janë të vaksinuar, ndërkaq për 11 herë më shumë janë shanset për përfundim me vdekje tek personat e pa vaksinuar. Studimi është realizuar në periudhë prej më shumë se 3 muaj ndërkaq janë anketuar persona të shtruar në spitale dhe janë analizuar rastet e vdekjeve.
Comments are closed for this post.