Këtë javë pritet të nisë testimi për Covid-19 i 8.200 nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme.
Testimi do të bëhet rastësisht nga regjistri i ditarit elektronik dhe me patjetër duhet pëlqimi i prindërve.
Skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë ndërsa çdo ditë do të testohen rreth 1600 fëmijë në shkolla nga ekipet mobile.
Testimi në shkollat e mesme dhe fillore, siç shpjegojnë autoritetet, po zhvillohet për të marrë informacion në lidhje me transmetimin e mundshëm të virusit korona në shkolla.
Comments are closed for this post.