Gjithsej 8.087 persona deri tani janë regjistruar si të shëruar nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave, vetëm dje janë shëruar 422 pacientë, prej të cilëve 173 nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga COVID-19 ka shkuar në 11.942, ndërsa jetë kanë ndërruar 528.

Për momentin raste aktive me këtë sëmundje janë 3.327.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se deri tani janë bërë gjithsej 115.590 testime për COVID-19.