Në fund të vitit 2019, punëdhënësit e kanë për obligim që tu paguajnë punëtorëve një kthim prej 40% të pagës neto në nivel shtetëror të paguar në muajt e fundit, ose rreth 10.100 denarë

Sot është dita e fundit për pagesën K-15 dhe të drejtë për këtë ka çdo punëtor i sektorit privat që ka punuar me të njëjtin punëdhënës për të paktën 6 muaj të vitit kalendarik.

Nëse punëdhënësit nuk përmbushin këtë detyrim ligjor, ata do të përballen me gjobë prej disa mijëra eurosh ose deri në një vit burg.