Kjo recetë është një shije me vete e cila në dimër përshtatet aq shumë me të ftohtin dhe kombinimi është perfekt.
Përbërësit: 1/2 pako makarona të vogla, 1 kuti fasule të kuqe, 1 qepë mesatare, mish viçi, kripë, piper, rigon, 2 lugë gjelle salcë domate dhe 2 lugë gjelle djathë Parmigiano.
Përgatitja: Si fillim unë përgatis gjithmonë dhe e mbaj në frigorifer mishin e viçit me kocka të zier dhe të marr prej saj lëngun. Zierja bëhet avash me dafinë, qepë, karotë, kokrra piperi të zi. Në fund ndaj pjesët tul nga kockat, kulloj lëngun dhe e ndaj në tasa të vogla për ta përdorur kur më duhet.
Në një tenxhere shtojmë vaj ulliri dhe skuqim qepën e prerë imët, pasi qepa është zbutur pak fare dhe zverdhur, shtojmë makaronat dhe i skuqim bashkë me qepën derisa qepa nuk digjet. Më pas shtojmë salcën e domateve, fasulet, pak kripë, piper dhe rigon. I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë lëngun e mishit dhe mishin të zier paraprakisht diku tek 1 L e ca. E lëmë në zjarr të ngadaltë sa makaronat të zihen. Nëse shikoni se duhet pak ujë, ja shtoni dhe në fund pjata nuk duhet të jetë as e thatë dhe as me shumë ujë! Në servirje po të dëshironi mund të shtoni djathë Parmigiano. Ju bëftë mirë!
Comments are closed for this post.