Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se angazhimet për paga më të larta në gjitha sektorët po japin rezultate.
Ata thonë se për dy vjet, paga mesatare në arsim është rritur për mbi dy mijë denarë.
“Për dallim nga kjo rritje, në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së paga mesatare për shtatë vjet mezi është rritur 850 denarë, gjegjësisht nga 21.385 denarë në maj 2010, është rritur në 22.236 denar në maj të 2017. Me rritjen e pagave në arsim, e motivojmë kuadrin arsimor të punojë për avancimin e procesit arsimor”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se paga mesatare për muajin gusht në arsim ka qenë 24.352 denarë.
Comments are closed for this post.