Liverpooli do të vendosë një rekord të ri në aspektin financiar në Premierligë.
Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, klubi i The Reds pritet të regjistrojë një fitim para tatimit prej 100 milionë Eurosh duke u bërë klubi i parë që e pasqyron një shifër të tillë në bilancin financiar.
Gjithnjë sipas këtij tabloidi që i referohet edhe ‘Inside World Football’, këtë fitim Liverpooli e siguroi fillimisht nga shitja e Philippe Coutinhos te Barcelona për vlerën e 160 milionë eurove si dhe nga shpërblimi i përfituar nga UEFA në Ligën e Kampioneve prej 81.3 milionë eurosh, me skuadrën e Jurgen Klopp që arriti deri në finale ku u mund 3-1 nga Reali i Madridit.
Me këtë të dhënë, Liverpooli thyen rekordin e vendosur më parë nga Leicester me një fitim para tatimit prej 92.6 milionë paund të regjistruar në sezonin 2016-2017.
Comments are closed for this post.