Sulmuesi polak, Krzysztof Piatek, është prezantuar sot në Milanello si lojtari më i ri i Milanit, pasi mbrëmë e kompletoi transferimin nga Genoa për 35 milionë euro, duke zërë vendin e Gonzalo Higuain, i cili po ashtu mbrëmë kalo te Chelsea pas gjashtë muajve qëndrim si i huazuar në “San Siro” nga Juventusi.

23-vjeçari do ta bartë numrin 19 me Milanin, dhe të shtunën pritet të debutojë ndaj Napolit.

Të jesh në Milano është një nder i madh, mund të them diçka këtu para mikrofonit, por përgjigjja duhet të jepet në fushë. Pastaj, duke u paraqitur pranë dy legjendave si Leonardo dhe Paolo Maldini është një ëndërr”, ka thënë Piatek.

“Unë kam lindur i gatshëm. Unë do të bëj gjithçka për ta dërguar Milanin në Ligën e Kampionëve. Do të luftoj për Milanin dhe do të jap gjithçka”.

“Unë jam gjithmonë i përqendruar tek vetja ime. Të luaj në “San Siro” do të jetë një gjë e bukur, unë jam i sigurt. Unë punoj për të bërë më të mirën dhe për të shënuar”.

Piatek po ashtu ka treguar zbuluar arsyen e festimit të golit me pistoleta.

“Është një gjest spontan, është pjesë e stilit tim. Më pëlqen të festoj kështu”.