Liverpooli ka humbur miliona euro pas shitjes së Xherdan Shaqirit nga Lyoni te klubi nga Major League Soccer (MLS), Chicago Fire.
Shaqiri u transferua te Lyoni në verën e vitit të kaluar, por nuk arriti asessi të ambientohej, shkruan Gazeta Express.
Si pasojë, pas gjashtë muajve, Xherdan Shaqiri ndryshoi ambient, duke u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te Chicago Fire për 5.9 milionë funte.
Kur Lyon vendosi ta blente Shaqirin, u dakordua me Liverpoolin që një pjesë e pagesës të bëhej përmes bonuseve.
Sipas Daily Star, struktura e marrëveshjes nënkupton që Lyoni pagoi fillimisht 6 milionë euro me 5 milionë euro tjera bonuse – afër 50 për qind e shifrës fillestare – bazuar në bonuset e lidhura me performancën.
Gjatë kohës së tij në Lyon, Shaqiri bëri 16 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe duke bërë tri asistime.
Comments are closed for this post.