Për të fituar datën në tetor është e domosdoshme që të vazhdojnë reformat në gjyqësor dhe të luftohet korrupsioni mirëpo edhe të arrihet marrëveshje për Ligjin për prokurorinë, ka porositur eurokomesari Johanes Han sot në Shkup. BE-ja duhet të mbajë fjalën, ka thënë Han.
Ai ka theksuar në lidhje me Ligjin për Prokurorinë duke thënë se ka disa vija të kuqe, ndërsa më e rëndësishme është që të gjendet zgjidhje dhe se faza e tranzicionit nuk guxon të përfundojë me raste të humbura.
“Asnjë nuk guxon të amnistohet për shkak të pamundësisë për të plotësuar afatet e caktuara. Ajo duhet të garantohet. Ne ashtu e shohim sundimin e së drejtës”, ka thënë Han, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Eurokomesari ka vlerësuar se sistemi gjyqësor duhet të punojë në bazë të rregullave dhe ajo duhet të respektohet nga të gjithë./Alsat
Comments are closed for this post.