Ligjet nga pakoja e pestë të masave antikrizë sot janë në rend dite në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet dhe Komisionin ligjdhënës-juridik.

Në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë caktuar dy seanca të Komisionit për financim dhe buxhet, ndërsa në rend dite janë propozim-ligjet për mbështetje financiare të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari të pavarur dhe për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza ekonomike-shëndetësore për shkak të pagesë së pagave për shkurt dhe mars, si dhe ndryshimin e Ligjit për tatim të ardhurave personale, të gjitha në lexim të dytë.

Në seancën e dytë radhazi anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet duhet të shqyrtojnë disa propozim-ligje, mes të cilave për plotësime të Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të pensionit, shfrytëzues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve kryefamiljarë, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë të cilët kryejnë veprimtari dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, gjithashtu në lexim të dytë.

Para anëtarëve të Komisionit ligjdhënës-juridik janë më shumë ligje, mes të cilave propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit për shkak të migrimit ilegal dhe mbrojtje të shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë dhe propozim-ligjit për plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta. Shfrytëzues të pensionit, shfrytëzues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve kryefamiljarë, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë të cilët kryejnë veprimtari në kulturë, punonjës të filmit, në lexim të dytë.

Në seancën e dytë radhazi anëtarët e Komisionit ligjdhënës-juridik duhet t’i shqyrtojnë propozim-ligjet për mbështetje financiare të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19, për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19, për shkak të pagesës së pagave për shkurt dhe mars të këtij viti dhe për ndryshimin e Ligjit për tatim të të ardhurave personave në lexim të dytë.