Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdimin e seancës së 116, 123 dhe 126-të.
Në rend dite të seancës së 116-të, Kuvendi duhet ta shqyrtojë Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për nëpunës administrativ në procedurë të shkurtuar të dorëzuar nga deputetët Ejup Alimi, Aneta Simeska- Dimoska, Hari Lokvenec, Rexhail Ismaili, Dime Vellkovski, Mirosllav Jovanoviq, Rexhep Memedi si dhe Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik me procedurë të shkurtuar të ngritur nga deputetët Ejup Alimi, Dime Vellkovski, Artan Grubi, Mirosllav Jovanoviq.
Deputetët në kuadër të kësaj seance duhet të diskutojnë dhe mbi Propozimligjin e të rejtave të bashkësive që janë më pak se 20 për qind nga popullata në RMV në lexim të parë si dhe për Propozim- ligjin për ndryshim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor në lexim të parë. Në rend dite të seancës së 123 janë më shumë pika, mes tyre edhe Propozimi për zgjedhje të zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe dy propozimet për emërim dhe plotësim të Kodit zgjedhor.
Kuvendi për sot ka caktuar edhe vazhdimin e seancës së 126-të për të cilin ishin vërtetuar 125 pika. Dje pasdite, deputetët e kanë përfunduar debatin për gjashtë prej tyre, por votimin e anuluan për ndonjë vazhdim të ardhshëm.
Comments are closed for this post.