Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjithmonë e ka ruajtur identitetin e familjes së tij. Vajzat e tij nuk i ka emëruar publikisht.

Por Katerina Tikhonova, 35 vjeçare dhe Maria Vorontsova, 36 vjeçare, janë përmendur tani në raudin e fundit të sanksioneve të ShBA-së ndaj Rusisë. Të dyja janë vajzat e Putinit dhe ish-bashkëshortes së tij, Lyudmila.

Më e madhja e tyre, Maria Vorontsova, lindi në vitin 1985. Ajo studioi biologjinë në Universitetin e Shën Petersburgut dhe mjekësinë në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Vorontsova tani është një akademike, e specializuar në sistemin endokrin. Ajo është gjithashtu një biznesmene. BBC Rusia e identifikoi atë si bashkëpronare të një kompanie që planifikonte të ndërtonte një qendër masive mjekësore.

Motra e saj, Katerina Tikhonova, ka qenë shumë më tepër në sy të publikut. Ajo është një kërcimtare e Rok&Roll. Ajo dhe partneri i saj dolën të pestën në një ngjarje ndërkombëtare në vitin 2013.

Tikhonova tani është në akademi dhe biznes. Ajo bëri një paraqitje të shkurtër në mediat shtetërore ruse në vitin 2018 për të folur për neuroteknologjinë dhe gjithashtu në një forum biznesi në vitin 2021, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.