Nga Ministria e Punëve të Brendshme, informojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll në shtëpinë e A.S nga fshati Rramanli i Kumanovës, me çka në dhomën ndihmëse kanë sekuestruar 15 kilogramë marihuanë.
“Sot Departamenti për kriminalistikë – Sektori i tregtisë së paligjshme të drogave, armëve dhe substancave të rrezikshme në koordinim me Departamenti për Operacione Speciale, pasi që kanë marrë masa të përbashkëta dhe aktivitete të koordinuara kanë privuar nga liria A.S (28) nga fshati Rramanli i Kumanovës, D.C (30) dhe D.I (29) të dy nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer trafikim të paligjshëm të drogës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Comments are closed for this post.