Kryeparlamentari Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në Konferencën –Përtej Ohrit-, ka folur mbi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe etniteteve tjera në vend si dhe rezultatet të cilat i kemi pasur pikërisht nga implementimi i saj.
“Kam kënaqësinë që sot, në emër të Kuvendittë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, jam pjesë dhe kam nderin tëpërshëndes të gjithë të pranishmit këtu, në këtë Akademi solemne, me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që i vendosi rregullat e reja të kohezionit shoqëror dhe funksionimit më të mirë ndëretnik, i cili ishte themeli më i fortë mbi të cilin e transformuam dukshëm shoqërinë tonë multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore. Qëndruam fortë dhe siç thashë, u transformuam si shoqëri, maturuam si politikanë, si qytetarë, na u hapën horizontet dhe arritëm të shohim pikturën e madhe, para të cilës qëndrojmë bashkë të gjithë, me një qëllim të përbashkët të qartë para nesh – dhe ky është, Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë rrëfim i suksesshëm për një demokraci parlamentare të avancuar, bashkëkohore, tani më vend-anëtar i plotfuqishëmi NATO-s, me shpresë së shpejti edhe anëtar i familjes së madhe evropiane, por mbi të gjitha, shtëpi e të gjithë pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike, fetare, kulturore, shtëpi e të gjithë qytetarëve! Në këtë rrugëtim, kemi mbështetjen e parezervë nga miqtë dhe partnerët tanë strategjik ndërkombëtarë të cilët ishin pranë nesh dhe e ndihmuan konceptimin dhe arritjen e paqes me një dialog politik të hapur dhe të drejtpërdrejtë, dhe janë pranë nesh edhe tani kur i gëzojmë rezultatet e domosdoshmërisë, fuqisë dhe efektivitetit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë në fjalimin e tij në Konferencë, kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Sipas tij, kjo marrëveshje është akt që ndryshoi të ardhmen e vendit dhe një udhërëfyes për stabilitet dhe sfidë në vete.
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit, akti i cili e ndryshoi të ardhmen e vendit tonë njëherazi ishte edhe udhërrëfyesi ynë më i mirë për sigurimin e stabilitetit, qëndrueshmërisë dhe dialogut konstruktiv, ishte edhe sfidë në vete, e cila mundësoi që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë një storje suksesi e cila është shembull, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë, në gjithë rajonin dhe është marrëveshje e cila mundësoi hapësirën për trajtimin e çështjeve që kishin të bëjnë me respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve, përfaqësimin e drejtë dhe përkatës, përfshirjen në vendimmarrjen politike dhe atë institucionale dhe implementimi i saj ndikoi në rritjen e vetëdijes qytetare në drejtimin se kontributi i çdo qytetari në këtë vend është i barasvlershëm dhe se për një bashkëjetesë të vërtetë, impenjimi i gjithsecilit është një kontribut në më se i çmuar dhe i mirëpritur. Themelimi i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësivedhe një sërë institucionesh tjera janë realitete që janë rezultat i pajtimit, respektimit dhe bashkëpunimit ndëretnik. Unë, dhe një sërë përfaqësues të tjerë në krye të institucioneve në vend janë realitet. Kjo që ju drejtohem shqip është realitet dhe shenjë se kemi për çka të jemi krenarë, por, assesi të konsiderojmë se e kemi mbaruar detyrën e shtëpisë, sepse, siç thotë edhe motoja e vetë manifestimit – PËRTEJ OHRIT, sepse procesi vazhdon, sfidat nuk shteren dhe rrugëtimi ynë si shtet do të rrumbullakohet atëherë kur të përmbushim edhe përcaktimin dhe qëllimin tonë të dytë strategjik si vend, respektivisht, pas anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancën e NATO-s, të fillojmë edhe negociatat me Bashkimin Evropian, pas përcaktimit të datës për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Dhe, përsëri, asgjë nuk përfundon këtu! Kujdesi dhe sigurimi i të drejtave dhe lirive, natyrisht edhe përmbushja e obligimeve të çdo një qytetari në vend mbetet tani e përgjithmonë. prioriteti i parë, i dytë dhe i fundit i të gjithëve ne”, ka theksuar për fund në fjalimin e tij, kryeparlamentari Xhaferi.
Comments are closed for this post.