Kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë (MIT), Ibrahim Kalın, do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë gjatë vizitës së tij në ShBA.
Kalın do të takohet me shefin e CIA-s, William Burns, në Washington DC dhe do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, Kongres dhe Departamentin e Shtetit. Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në agjendë do të jetë edhe lufta kundër organizatave terroriste si PKK, DEASh dhe organizata terroriste FETO.
Çështjet rajonale si Iraku dhe Siria, si dhe situata në Rripin e Gazës janë ndër çështjet që do të diskutohen. Gjithashtu, do të shkëmbehen mendime për luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, ashtu si dhe për çështjen e Kaukazit.
Comments are closed for this post.