Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një deklarate njofton se tendencat ekonomike botërore janë destabilizuar nga situata e re dhe tha se qeveria do të bëjë gjithçka për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të standardit ekonomik të qytetarëve.
“Dënoj aktin e agresionit të hapur ushtarak nga Rusia kundër Ukrainës. Lufta është mënyra më e keqe për të zgjidhur keqkuptimet, ndërsa agresioni kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen evropiane dhe botërore.
Qeveria po monitoron nga afër situatën në Ukrainë. Gjendja e sigurisë në vendin tonë është e qëndrueshme dhe për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Maqedonisë së Veriut.
Krahas situatës së sigurisë, qeveria po monitoron nga afër edhe ndryshimet në tendencat ekonomike botërore të destabilizuara nga situata e re. Qeveria, si edhe më parë, do të veprojë me më shumë përgjegjësi dhe në interesin më të mirë të mbrojtjes së ekonomisë vendase dhe gjendjes financiare të qytetarëve”, tha Kovaçevski.
Comments are closed for this post.