Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot foli në punëtorinë për përgatitjen e “Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është përfshirë në këtë proces si bartëse e “Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, Trupi koordinues nacional për zbatimin e konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si iniciator i procesit të zhvillimit të strategjisë, organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatat prindërore, Avokati i Popullit, Asociacioni i Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), tri odat më të mëdha ekonomike dhe ndërmarrjet tjera sociale të njohura si model për integrim në punë, si. si dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Punëtoria synon të përgatisë një “Strategji nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” bazuar në Konventën e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara me aktivitete afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata duke u fokusuar në masa specifike për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara.
Në vazhdim të kësaj kumtese, ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:
“Për mua është një nder i veçantë që jam këtu me ju sepse po fillojmë një proces me rëndësi të jashtëzakonshme për personat me aftësi të kufizuara dhe për faktin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është aleate e këtyre bashkëqytetarëve tanë.
Përgatitja e “Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” dëshmon për angazhimin tonë të qëndrueshëm për të siguruar pjesëmarrje të barabartë dhe dinjitoze të personave me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme dhe në të gjitha sferat e shoqërisë.
Kjo fazë e fillimit të përgatitjes së “Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” u parapri nga aktivitete të shumta të Trupi koordinues nacional për zbatimin e konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara pranë Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale si bartëse e Strategjisë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë për gatishmërinë e shprehur të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe ekipit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm sistematik për përgatitjen e këtij dokumenti për promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për krijimin e përbashkët të këtij dokumenti strategjik përmes bashkëpunimit të gjerë me organizatat e personave me aftësi të kufizuara, institucionet kryesore kompetente dhe palët e tjera të interesit.
Nëpërmjet aktiviteteve të koordinuara mbështetëse institucionale për zbatimin e Konventës, është krijuar një kornizë që përfshin mekanizma të pavarura për promovimin, mbrojtjen dhe monitorimin e zbatimit të Konventës në përputhje me rekomandimet e KB-së.
Qeveria që e udhëheq ka mundësuar që të gjithë personat me aftësi të kufizuar të regjistruar në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik të përjashtohen nga participimi, nga viti i ardhshëm shkollor.
Kështu, ne u mundësojmë këtyre bashkëqytetarëve që të realizojnë potencialet e tyre dhe zhvillimin personal në baza të barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë dhe të zhvillojnë kompetencat e tyre në përputhje me zgjedhjen e tyre.
Në fushën e arsimit, për shkollat fillore me qendra burimore kemi siguruar fonde për blerjen e pajisjeve dhe fonde didaktike në mbështetje të arsimit gjithëpërfshirës.
Në kuadër të programit “Bëhu IN, bëhu gjithëpërfshirës, përfshihu”, janë dhënë 287 bursa për fëmijët me aftësi të kufizuara që përfshihen në arsimin e rregullt, për klasën e parë dhe të dytë për të mbështetur nxënësit me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.
Gjithashtu, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,u angazhuan 500 asistentë personal për nxënësit me aftësi të kufizuara, si dhe janë punësuar 49 edukatorë special dhe rehabilitues në shkollat fillore dhe shkollat me qendra burimore për të mbështetur nxënësit me aftësi të kufizuara dhe stafin mësimor.
Edhe kjo jep rezultate.
Në krahasim me vitin 2020/2021, në vitin shkollor 2021/2022 është rritur numri i nxënësve të rinj të regjistruar me aftësi të kufizuar për 4.5 për qind.
Ky numër nuk është maksimumi që duam të arrijmë, por sigurisht që na inkurajon dhe nxit që së bashku ti rrënojmë stereotipet dhe t’u japim këtyre fëmijëve mundësinë të realizojnë potencialin e tyre dhe të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë.
Bursat për nxënësit me aftësi të kufizuara vazhdojnë edhe në arsimin e mesëm dhe për vitin shkollor të sapo përfunduar janë ndarë 100 bursa për nxënësit me aftësi të kufizuara të shkollave të mesme publike dhe private.
Si pjesë e prioriteteve në këtë fushë ishin edhe aktivitetet për asistencë ndaj kategorive të cenueshme dhe personave me aftësi të kufizuara të cilat janë realizuar në 27 komuna. Kemi përfshirë rreth 200 persona të papunë për të mbështetur dhe kujdesur për mbi 1500 persona me aftësi të kufizuara.
Kemi futur të drejtën e kompensimit për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. E kemi rritur kompensimin me kohë të pjesshme në 50% të pagës mesatare. Të gjithë janë nxjerr nga jashtë institucioneve dhe janë vendosur në shtëpi grupore. Ne garantojmë asistencë personale dhe shërbimi për zëvendësim në shtëpi.
Sot, kam veçanërisht kënaqësi të njoftoj se nga viti 2021 shërbimi i asistencës personale është i disponueshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar të rëndë dhe më të rëndë fizike ose me dëmtim të plotë të shikimit.
Me kërkesë të familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ne kemi ulur moshën në të cilën ndihma personale bëhet e drejtë ligjore – nga tetëmbëdhjetë vitet më para tani në gjashtë vite.
Me këtë ne u ofrojmë fëmijëve me aftësi të kufizuara kushte më të mira për t’u arsimuar, për të luajtur, për t’u socializuar dhe për t’u rritur në kushte të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre. Për familjet e tyre, e drejta për ndihmë personale do të thotë mbështetje shtesë në përballjen me sfidat e përditshme të kujdesit për një fëmijë me aftësi të kufizuara.
Kemi dhënë mbështetje të plotë procesit duke reformuar dhe hapur qendra të reja shëndetësore për ndërhyrje të hershme në të cilat që në moshë të hershme do të monitorohet zhvillimi i fëmijëve që kanë shenjat më të vogla të aftësisë së kufizuar apo vështirësive të tjera zhvillimore. Aktivitetet për ndërgjegjësimin e punonjësve shëndetësorë dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike shëndetësore në përgjigje të nevojave të personave me aftësi të kufizuara janë realizuar në vazhdimësi.
Nuk ndalemi këtu.
Ky proces, si më parë, mbetet maksimalisht gjithëpërfshirës. Në përgatitjen e “Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” fjalën kryesore e kanë të prekurit drejtpërdrejt.
Kjo punëtori është gjithashtu pjesë e realizimit të prioriteteve tona për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara.
Ju siguroj se po i çojmë gjërat në drejtimin e duhur dhe se si politikëbërës të përgjegjshëm, do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për personat me aftësi të kufizuara dhe gjithmonë së bashku me ta.
U bëj thirrje të gjitha institucioneve të interesuara që të tregojnë përkushtimin e tyre në këtë proces dhe të marrin pjesë aktive në përgatitjen e këtij dokumenti të rëndësishëm strategjik për vendin tonë. Dua të theksoj se është veçanërisht e rëndësishme që aktivitetet që do të planifikohen në Planin e veprimit të strategjisë të merren seriozisht dhe të zbatohen me shumë profesionalizëm dhe përkushtim.
Comments are closed for this post.