Krahas vlerësimit të ulët për rritjen në vitin 2023 prej 2,0% dhe në vitin 2024 prej 3,1%, si dhe parashikimit për ruajtjen e inflacionit të lartë prej 7,9% në vitin 2023, në Parashikimin Ekonomik Europian të publikuar dje nga Komisioni Europian për Maqedonia shkruan:
“70% më shumë shpenzime kapitale janë parashikuar në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022, megjithëse zbatimi ka gjasa të mbetet i pjesshëm”.
Më tej në seksionin për rreziqet thuhet se “…perspektivat e rritjes mund të pengohen nëse axhenda ambicioze e investimeve e qeverisë përballet me pengesa të mëdha për shkak të mangësive të vazhdueshme në menaxhimin e investimeve publike”.
Kjo tregon qartë se as Komisioni Evropian nuk ka besim në kapacitetin e kësaj Qeverie për investime dhe realizim të lartë të shpenzimeve kapitale.
Komisioni Evropian me këtë rast thekson paaftësinë e vazhdueshme të kësaj Qeverie në menaxhimin e investimeve publike. Pra, çfarë do të ndryshojë këtë vit? A i beson njeri Qeverisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10? – thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.