Komiteti i Helsinkit në Maqedoninë e Veriut ka përgatitur raport lidhur me protestën kundër dënimeve në rastin “Monstra”, ku thekson parregullsitë dhe nxitjen e incidenteve si nga policia, poashtu edhe nga protestuesit. Kjo organizatë kërkon dënime edhe për protestuesit edhe për policët që kanë shkaktuar incidente.
Komiteti i Helsinkit vëren se prej dy sulmeve ndaj gazetarëve, njëri nga ana e policisë dhe njëri nga protestuesit, MPB ka informuar vetëm për gazetarin e sulmuar nga protestuesit, transmeton gazeta Lajm.
Poashtu KH potencon se kjo ngjarje ishte një nga temat kryesore në opinion, kurse rrjetet sociale “vlonin” nga gjuha e urrejtjes.
“Analiza e komenteve të bëra në portalet me ndikim në gjuhën shqipe dhe maqedonase, për fat të keq na kthen në retorikën dhe narrativin e para/pas konfliktit të vitit 2001. mbizotërojnë kërcënime me jetë ndaj disa liderëve politikë, e veçanërisht ndaj prokurores publike Fatime Fetai, si dhe thirrje për bashkim në baza etnike për zgjidhje të dhunshme të raporteve me bashkësi tjetër dhe ngjashëm”, thuhet mes tjerash në raport.
Comments are closed for this post.