Category: Lajme
Maqedoni 21.01.22 | 07:53

Moti me vranësira dhe reshje të përkohshme të dëborës

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme bore, sidomos në mëngjes. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesën perëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -7 deri -1, kurse ato maksimale prej -2 deri...

Ballkan 20.01.22 | 14:33

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë

Në takim është diskutuar për ndryshimin e masave antiCOVID, pasi gjatë këtyre ditëve ka pasur numër të lartë të personave të infektuar. Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se janë duke biseduar për masa të reja kufizuese, ku po shqyrtohet mbyllja e lokaleve...

Maqedoni 20.01.22 | 14:31

Nesër borë në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët perëndimore dhe veriore do të rriten vranësirat, ndërsa në orët mbrëmjes dhe të natës do të ketë reshje, kryesisht të borës. Deri në mëngjes në këto pjesë do të formohet shtresë e borës. Do të fryjë...

Maqedoni 20.01.22 | 14:30

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është e përgatitur për të udhëhequr me OSBE-në në vitin 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pranoi një delegacion të lartë nga OSBE të udhëhequr nga komisari i lartë për pakicat nacionale në OSBE, Kairat Abdrahmanov, i shoqëruar nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Klemens Koja. Siç njoftojnë...

Maqedoni 20.01.22 | 14:28

Bekteshi: Nga nesër menaxhimin e ngrohjes EMV do ta marrë shteti

Ngrohja nuk do të shkurtohet, por do të funksionojë deri në orën 1:00. Nuk besoj se do të ulet nxehtësia e ngrohjes, sipas rregullave duhet të jetë 20.1 gradë, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media, Ai bëri të ditur se nga nesër menaxhimin e ngrohjes...

Bota 20.01.22 | 11:36

Tërmet i fortë në Itali

Tronditet jugu i Italisë, tërmet me madhësi 4.6 të shkallës Rihter. Një goditje sizmike është regjistruar 75 km larg Mesinës në Itali. Nuk raportohen dëme në njerës dhe as dëme materiale. Por goditja ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët. Italia bën pjesë në zonën me aktivitet të...

Maqedoni 20.01.22 | 11:30

Mehmedoviq: Omicron ende është një sëmundje nga e cila seriozisht mund t’ju përkeqësohet shëndeti

Pritshmëritë janë që kulmi me llojin e virusit omicron të jetë në javën e parë ose të dytë të shkurtit, thotë mjeku Zllate Mehmedoviq për “Magazin”. “Varianti Omicron është më i butë se delta dhe kjo është vërtetuar përmes procesit të shtrimit në spital. Ka një numër më...

Maqedoni 20.01.22 | 11:21

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni

Numri i rasteve aktive po rritet çdo ditë. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i tyre në vend ka arritur në 18.498, nga të cilët më shumë se gjysma – 9714 janë në Shkup. Po rritet edhe numri i riinfektimeve. Nga 6353 teste të kryera janë regjistruar...

Bota 20.01.22 | 10:12

Milioneri kritikohet ashpër, filmoi veten duke vozitur me 417 km/h në Gjermani – bëhet fjalë për Bugatti që kushton tre milionë euro

Një milioner ka filmuar veten duke lëvizur me 417 kilometra, me veturën Bugatti që kushton tre milionë euro në një autostradë të Gjermanisë. Bëhet fjalë për Radim Passer, 58-vjeç, që postoi videon që filmoi veten duke bërë “gara” në autostradën A2 mes Berlinit dhe Hanoverit, Sikur...

Maqedoni 20.01.22 | 10:06

Gaber: Vizita e Petkovit mund të çojë në zgjidhje të së kaluarës

Viktor Gaber, diplomati maqedonas i cili udhëheq procesin aktual të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës për “Utrinski Brifing” tha se procesi ynë në negociatat me Bullgarinë do të zgjasë sepse kemi obsesione në të kaluarën dhe tani. Sipas tij, vizita e Petkovit mund të çojë në...

Maqedoni 20.01.22 | 10:04

Mariçiq: Pakoja Maqedoni-Shqipëri duhet të mbetet

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq mbrëm në “Click Plus” në TV21 theksoi se beson se ka ndërgjegjësim të lartë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se çështja e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut është një çështje shumë më e madhe sesa thjesht...

Maqedoni 20.01.22 | 09:01

OBRM-PDUKM: Kovaçevski shkaktoi inflacion si zv. ministër, e më pas rriti çmimin e rrymës dhe ngrohjes

Për të gjitha efektet negative në ekonomi është fajtor direkt pengu i Kovaçevskit. Ai është zv. ministër i Financave derisa borxhi të kalojë 60% të BPV-së, ndërsa ne kemi numrin më të ulët të investimeve të huaja direkte në rajon dhe ndërkohë që ekonomia dhe qytetarët po përballen...

Maqedoni 20.01.22 | 09:00

Shkup: Dje 101 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme dje (19.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 101 gjoba, nga të cilat 22 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim të automjetit pa...

Ekonomi 20.01.22 | 08:53

Bekteshi paralajmëron rritjen e pagës minimale në Maqedoni

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ftuar në “Magazina Ekonomike”, në Alsat, paralajmëroi rritjen e pagës minimale në tremujorin e dytë të vitit 2022. Sipas tij paga minimale për momentin është mbi 15 mijë denarë, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2022 pritet që kjo pagë...

Maqedoni 20.01.22 | 07:51

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Në fund të ditës në pjesët perëndimore vranësirat do të shtohen, ndërsa gjatë natës paralajmërohen reshje lokale bore. Do të fryjë erë e lehtë dhe në pjesët perëndimore mesatare kryesisht nga perëndimi. Temperaturat...

Maqedoni 19.01.22 | 15:53

Mijëra qytetarë kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit të shenjtë në ujërat e Liqenit të Ohrit

Mijëra qytetarë në Ohër kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit të shenjtë në ujërat e ftohtë të liqenit të Ohrit, pranë portit të qytetit, shkruan Alsat. Më i shpejti në mesin e qindra pjesëmarrësve ishte 25 vjeçari Martin Goxhoski nga lagjja Varosh. “Kam shtatë apo tetë vjet...

Maqedoni 19.01.22 | 15:50

Ekspertët apel Qeverisë së RMV-së: Ngrini çmimin e energjisë elektrike, ulni akcizën për karburantet!

Nevojiten masa për tejkalimin e krizës energjetike, sepse qytetarët nuk do ta përballojnë dot rritjen e çmimit të rrymës dhe ushqimeve. Krahas subvencioneve për qytetarët me të ardhura të ulëta, duhet të mendohet edhe ngrirja e çmimeve të energjisë elektrike dhe ulja e akcizës së karburanteve,...

Maqedoni 19.01.22 | 14:52

Prej nesër ndryshim i motit në Maqedoni, temperatura të ulëta dhe reshje të borës

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtit, në orët e mbrëmjes në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të borës. Reshjet do të vazhdojnë edhe ditën e premte, ku do të përhapen edhe në pjesët tjera të vendit, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Reshje...

Maqedoni 19.01.22 | 14:51

Kurti e prezanton në orën 15:00, qëndrimin e Qeverisë lidhur me propozimin për shtrenjtim të rrymës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot do ta shpalosë qëndrimin e Qeverisë lidhur me propozimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Këtë ai e deklaroi gjatë një konference për shtyp pas vizitës që i bëri AKP-së, duke thënë se e kupton brengën...

Shkup 19.01.22 | 14:48

Shkup, 50-vjeçarja infektohet për herë të tretë me coronavirus

Një grua 50-vjeçare nga Shkupi është infektuar për herë të tretë me coronavirus. “Mendoj se gruaja i kapi të tri llojet e virusit. Ajo është testuar për simptoma, ndërsa testi PCR ka rezultuar pozitiv”, tha mjekja familjare Mira Atanasova për “Kanal5”. Sipas mjekut, testi i gruas...

Повеќе