Category: Lajme
Maqedoni 09.11.22 | 15:38

Hyn në fuqi pakoja për rrymë më të lirë për prodhuesit e ushqimit në Maqedoni

Prej sot kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë mund të aplikojnë për rrymë më të lirë, si pjesë e pakos qeveritare për zbutjen e pasojave të krizës për veprimtaritë që i sigurojnë nevojat bazë të popullsisë. Rrymë më të lirë do të kenë edhe shkollat, në mënyrë...

Shkup 09.11.22 | 14:27

Incident i madh në stadiumin në Çair

Ndërpritet ndeshja në stadiumin në Çair, në mes Shkupit dhe Shkëndijës, në momentin kur skuadra mysafire shënoi gol. Dashmir Elezi ishte autor i golit në minutën e 10-të, pas së cilës një pjesë e tifozëve u fut në terren dhe sulmoi futbollistët e Shkëndijës. Menjëherë reaguan forcat...

Maqedoni 09.11.22 | 14:20

Osmani-Landsbergis: Lituania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës rajonale në Shtetet baltike, realizoi takim me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, njoftojnë nga MPJ. Në takim u konfirmua dinamizimi i dialogut politik,...

Lajme 09.11.22 | 11:50

Çfarë i ndodh trurit nëse mendoni më tepër se duhet?!

Nëse ndiheni të rraskapitur në fund të një dite të rëndë në punë, ka mundësi që të keni menduar shumë Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i lëndës gri (në tru) mund të shkaktojë lodhje mendore, duke e bërë më të vështirë marrjen e vendimeve. Hulumtuesit analizuan...

Shkup 09.11.22 | 11:40

Alarme të reja për bomba në dy shkolla në Shkup

Alarme të reja për bomba të vendosura sot ka në dy shkolla në Shkup. Njëra prej shkollave është edhe gjimnazi “Josip Broz Tito”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n konfirmojnë se janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe në vijim janë kontrollet...

Ballkan 09.11.22 | 11:26

Kosova dhe Polonia zyrtarizojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve

Kosova dhe Polonia edhe zyrtarisht kanë vendosur marrdhëniet konsullore në mes dy vendeve. Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj, përmes një postimi në Facebook. “Shumë e nderuar të dorëzoja në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës,...

Maqedoni 09.11.22 | 11:23

Gjendet i vdekur alpinisti i dytë në Malin Sharr

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni njofton se është gjetur alpinisti i cili ishte në kërkim që nga mbrëmë pasi u raportua se ka rënë nga një shkëmb në zonën afër “Majës së Titos”. Alpinisti i cili ka raportuar për aksidentin është gjetur që mbrëmë rreth orës 20:00 dhe...

Bota 09.11.22 | 11:08

Ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë, si puthja mes dy liderëve politikë tronditi botën

Një nga puthjet më të famshme në histori ishte midis liderit komunist Erich Honecker dhe sovjetikut Leonid Brezhnev. Ngjarja ndodhi gjatë 30 vjetorit të Republikës Demokratike Gjermane në 1979. Liderët që vendosën fatin e gjysmës së Europës u takuan simbolikisht para Murit të Berlinit....

Bota 09.11.22 | 11:05

OKB: Këtë javë popullsia e botës do të shkojë 8 miliardë njerëz

Kombet e Bashkuara thonë se popullsia e botës do të arrijë në tetë miliardë javën e ardhshme dhe ky shihet si një moment historik kyç për njerëzimin. Seksioni i OKB-së i cili merret me këtë çështje tha se popullsia do të vazhdojë të rritet në dekadat në vijim. Teksa jetëgjatësia...

Bota 09.11.22 | 10:58

Thatësira në Kenia, ngordhin qindra kafshë të egra

Qindra kafshë të egra kanë ngordhur në të gjithë Kenian në mes të thatësirës më të gjatë të kombit në dekada. Ministria e Turizmit e Kenias numëroi ngordhjen e 205 elefantëve, 512 kafshëve të egra, 381 zebrave të zakonshme, 51 bualleve, 49 zebrave Grevy dhe 12 gjirafave në nëntë...

Bota 09.11.22 | 10:56

Rusia kryen sulme masive me dronë në juglindje të Ukrainës

Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas të Dnipropetrovsit mëngjesin e 9 nëntorit. Si pasojë e disa sulmeve me dronë janë plagosur disa persona dhe janë dëmtuar ndërtesa civile, tha kreu i administratës rajonale ushtarake, teksa beteja të ashpra po zhvillohen në rajonin...

Shkup 09.11.22 | 10:51

Alarm për bomba në dy shkolla të Shkupit

Alarme për bomba sot në dy shkolla të Shkupit. Raportohet se njëra nga shkollat është Gjimnazi “Josip Broz Tito”. Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe stafit të shkollës dhe në rrjedh janë kontrollet...

Maqedoni 09.11.22 | 10:50

MASH ndanë grante për shkollat fillore dhe të mesme për të avancuar multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje Publike për ndarjen e  granteve  për shkollat ​​fillore dhe të mesme publike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Aktivitetet që do të mbështeten me grant,...

Shkup 09.11.22 | 10:31

Sherr mes kolegëve në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup

Në njërën nga klinikat në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndodhur përleshje mes dy kolegeve, njofton MPB. “Me datë 07.11.2022 në ora 13:35 në Stacionin Policor Qendër, S.M.(47) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:00 në vendin e saj të punës në njërën nga klinikat...

Maqedoni 09.11.22 | 10:29

Ivanovska për Abazin: Le t’i lëmë hapësirë, edhe pse fotografia deri tani nuk është e favorshme

Në fakt me punën, tregojnë veprat. Le t’i lëmë hapësirë ​​njeriut, por fotografia e deritanishme nuk është e favorshme. Duhet të investojë më shumë energji për të dëshmuar se ka integritet dhe energji për të luftuar korrupsionin dhe rastet, thotë kryetarja e Komisionit Shtetëror...

Bota 09.11.22 | 10:24

Tërmet i fuqishëm godet Italinë, mbyllen shkollat, raportohet për dëme materiale

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore këtë mëngjes. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet, rreth 64 km në lindje të Rimini. Tërmeti u pasua nga 3 tërmete...

Maqedoni 09.11.22 | 10:22

Jolevski: Abazit duhet t’i lihet hapësirë, të shohim si do të dëshmohet

Pas zgjedhjes së Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndaj të cilit opinioni ka reaguar se është i panjohur dhe se është i afërt me BDI-në, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski tha se duhet t’i lihet hapësirë ​​Abazit...

Lajme 09.11.22 | 10:15

Gjendet njëri alpinist në Malin Sharr, vazhdojnë kërkimet për të dytin

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni njofton se njëri prej alpinistëve të humbur në Malin Sharr është gjetur, ndërsa kërkimet për alpinistin e dytë vazhdojnë ende. Mirëpo, siç thuhet, terreni i vështirë dhe mjegulla e rëndojnë situatën. Ende asnjë gjurmë nga alpinisti, i cili...

Maqedoni 09.11.22 | 00:10

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri 20 gradë celsius. Sipas njoftimeve të DPHM edhe nesër moti pritet të jetë i qëndrueshëm...

Maqedoni 09.11.22 | 00:00

Osmani: Duhet t’i kundërshtojnë provokimet dhe ata që nuk duan marrëdhënie të mira në mes Shkupit dhe Sofjes

“Qëllimi i vizitës sime në Sofje është thellimi i marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe përforcimi i bashkëpunimit institucional”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për emisionin “Bota dhe ne” për Televizionin Kombëtar Bullgar...

Повеќе