Kur bota është e izoluar dhe e shqetësuar nga Covid-19, ka të rinjtë që jetojnë jetën e tyre të pashqetësuar nga virusi vdekjeprurës. Policia në Tailandë arrestoi dje një grup djemsh turistë brenda një feste seksi e drogash me vazja vendase. Orgjia po zhvillohej megjithë masat e ashpra në zonën ishullore Phuket, që është nga më të goditurat prej sëmundjes në Tailandë.

Vajzat të veshura vetëm me bikini ashtu si dhe burrat, të mbledhur të gjithë në një dhomë të vogël. Policia tha se bastisën festën pasi fqinjët e zemëruar ankoheshin se po shqetësoheshin prej zhurmës. Në apartmentin në taracë u gjet kokainë dhe kanabis.

14 anëtarë të ngjarjes u arrestuan mes të cilëve tre britanikë, një australian, një amerikan, një ukrainas, tre femra ukrainase dhe pesë vajza tailandeze. Oficerët gjetën gjithashtu pesë shishe pijesh alkoolike, disa pije energjike dhe konfiskuan 4.04 gramë marijuana e 0.94 gramë kokainë.