Kara 12-vjeçare nga Shkupi ka nevojë urgjente për diagnozë dhe më pas trajtim për një sëmundje të rrallë, e cila duhet të bëhet në Barcelonë të Spanjës. Ndërkohë ajo është ende në Klinikën e Fëmijëve. Familja apelon për ndihmë, e cila sipas tyre do të thotë shumë për ta.