Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur zyra për shtyp e kryeministrit britanik, Johnson.
Ai i kërkoi Rusisë që “të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit” dhe të lejojë shërbimet e urgjencës të kenë qasje në të.
Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.
Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.
U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.
Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.
Comments are closed for this post.