Si i’a arrin Jennifer Lopez të duket dhe të ndihet e mahnitshme në moshën 49 vjeçare?
“E gjitha ka të bëjë me një stil të shëndetshëm të jetesës”, ka treguar Lopez për prestigjiozen ‘PEOPLE’.
Super ylli i shmang dietat dhe ushtrimet rigoroze, por bën gjumë të mjaftueshëm 7 deri në 9 orë brenda nate dhe konsumon sasi të mëdha të ujit.
Kur është fjala për ushtrimet fizike, Lopez vallëzon në studion e saj dhe e kombinon rutinën ushtrimore me joga dhe me peshëngritje.
Sa i përket shprehive të ngrënies, ylli i ‘Second Act’ i jep vetes leje t’i shijojë ushqimet e ndryshme.
“Nuk jam e përsosur në ngrënien e ushqimeve të shëndetshme. Por, nëse ndihem se e kam tepruar për disa ditë ose dua t’i heq disa kilogramë, atëherë përgatis shejk proteinash në mëngjes dhe një në mbrëmje”.
Ajo gjithashtu tregon se shejku i saj i preferuar përbëhet nga gjalpi i lulediellit, pluhuri me proteinë çokollate dhe me banane.
Përveç ushqimit dhe fitnesit, ajo pamjen e saj fizike ia dedikon edhe paqes shpirtërore. Lopez mediton rregullisht.
Comments are closed for this post.